E Diel, 1 Nëntor 2026

Triumfon tava e kosit gatimi shqiptar fiton mes 26 vendeve

Kuzhina shqiptare ka arritur të trimfojnë ndër gatimet tradicionale të 26 shteteve duke fituar çmimin e parë. Tava e kosit e gatuar nga shefja e kuzhinës së restorant Sofra e Ariut ishte ushqimi më i pëlqyer nga vlerësuesit e gatimeve. Konkursi "Perandoria e Shijeve Ndërkombëtare 2011u zhvillua nga data 11 - 26 Korrik 2011 në Napoli. Shefja e kuzhinës u prit nga vetë ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, i cili dhe falënderimet e tij për pjesëmarrjen në këtë garë ndërkombëtare.

“Kombet e mëdha njihen për kulturën e tyre, për artin, letërsinë apo për historinë, por njihen edhe për kuzhinën. Dhe jo gjithë kombet kanë fatin të ketë një identitet të gastronimisë, të njihen për vlerat e kuzhinës së tyre. Kjo është pjesë e krijimtarisë dhe artit të një kombi. Është një konfirmim i faktit se ekziston një kuzhinë shqiptare që vlerësohet në festivale, ku konkuron me kuzhinat më të njohura europiane dhe të botës për shijen e saj të veçantë”-tha Ruli

Një ndër pikat e forta të gatimeve shqiptarë është përdorimi ushqimeve cilësore dhe bio.

“Ne arritëm të dalim në finale me Brazilin, Indonezinë, Italinë dhe Meksikën dhe Shqipëria mori vendin e parë”-tha Dritan Pashako, pronar i Sofrës së Ariut.

Sipas traditës se këtij konkursi ndërkombëtar, edicioni pasardhës zhvillohet në  shtetin që fiton vendin e parë të Festivalit. Ndaj dhe organizimi i edicionit të 8-të, të Festivalit të Gastronomisë Ndërkombëtare 2012 do t`i takoje Shqipërisë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›