E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e përmirësoi Benzeman

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 09:15

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se ka arritur të shndërrojë Karim Benzeman në armë të fuqishme para sezonit të ri në La Liga.

Sulmuesi francez shënoi golin e tij të dytë dhe të tretë gjatë përgatitjeve të Realit në fitoren 3-1 ndaj Hertha Berlinit të mërkurën mbrëma, duke paraqitur shenja për kërcënimin e tij këtë vit.

“Kam punuar shumë këtë verë dhe ndihem mirë”, tha ai. Ndërsa, Mourinho mori meritat për përmirësimin e 23 vjeçarit.

“Sot, Karim mendon për futbollin njësoj si unë. Ai ka atë që nevojitet për të shfaqur një sezon të mirë. Ai është shumë më i mirë se në këtë kohë të vitit të kaluar. Kam arritur ta shndërroj me sukses”, tha Mourinho për Marca. Strategu portugez është optimist në përmirësime të komplet skuadrës.

“Futbolli nuk është matematikë dhe askush nuk mund të garantojë se çka do të ndodhë këtë sezon, por sezonet e mia të dyta janë gjithmonë më të mira. Rezultatet e përgatitjeve nuk janë gjëja më e rëndësishme. Por, fitoret janë të mira sepse udhëtoni më të lumtur”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›