Fushata elektorale dhe premtimet e radhës
Me shumë slogane dhe postera, partitë politike po hedhin në fushatë shumë e shumë premtime, që përpos ekspozimit mediatik, ka gjasa të mbeten vetëm në letër. Për vite me radhë, demagogjia e politikëbërësve ka pushtuar çdo familje shqiptare, e cila e mbërthyer pas ekraneve shikon, dëgjon dhe merr mesazhe e në fund vendos se kush e meriton votën. Partitë, që ndër vite kanë pasur në programin e tyre rritjen e mirëqenies së vendit, e vendeve të punës etj., etj., kanë ndryshuar strategji për t‘u bërë më të besueshme para elektoratit që i ka votuar dhe do t‘i votojë.
Nga njëri qytet në tjetrin, nga njëra studio televizive në tjetrën, po paraqitet një tablo krejt ndryshe, më shumë për qytetarin, më shumë për ardhmërinë e tyre, larg fasadës së interesave të ngushta. Teksa bashkëbisedon me shtresat vunerabël, të krijohet një panoramë e qartë se si politikanët shqiptarë sa herë që ëndërrojnë karrigen e tyre, bëhen "urë", japin fonde dhe, pasi mbarojnë misionin për të qenë ligjvënës, e harrojnë votuesin, ose më e keqja, i përbuzin sa herë që interesat e tyre prishen për tendera e kështu me radhë. Të vjen keq teksa dëgjon këtë klasë politike që do të bëjmë kaq rrugë (përse nuk janë shtruar,- thonë opozitarët), do të ngremë kaq hidrocentrale (përse nuk janë bërë, -thonë karrigedashësit), do të rrisim pagat dhe pensionet (në kurriz të kujt,- pyesin ata që janë në frontin kundërshtar…).
Dhe përpos zhargonit politik, vjen një erë e re "ndryshimi". Për vite me radhë, njerëzit e thjeshtë kanë trokitur pambarimisht në zyra e shtetit dhe të opozitës, të cilët i kanë dëgjuar pak shqetësimet e tyre, për të mos thënë aspak, sepse planet dhe interesat klanore, politike, farefisnore, nuk u kanë lënë hapësirën e duhur zgjidhjeve për çështje madhore. Kur i dëgjon premtimet e tyre pambarim për ulje të moshës së pensionit për kategoritë që në vitet e sistemit komunist kanë pasur fatin për të punuar në profesionet më të vështira, me të vërtetë bëhesh dhe më shumë pesimist, sepse kanë kaluar shumë vite dhe asgjë nuk është bërë. Një mori shkresash e dokumentesh qëndrojnë të fshehura dhe pa përgjigje në arkivin e pushtetarëve, saqë do të duheshin makina për t‘i transportuar e për t‘i ekzekutuar ato, jo më në dobi të punonjësve, por si mbetje. Fundi është i qartë; atje ku digjen mbeturinat.
Përse ne duhet të besojmë se pas kësaj do të vijnë ditë të lumtura për të gjithë ata që punuan dhe vazhdojnë të punojnë në profesione të vështira? Përse ne duhet të besojmë se tashmë koha e artë e të qenit më mirë po vjen dhe se politika e vjetër, e lënë pas, do të zëvendësohet me një politikë më të moderuar? Pas rotacionit të çuditshëm të pushtetit, qytetarët kanë shpresuar dhe vazhdojnë të shpresojnë se më në fund zëri i tyre do të dëgjohet, falë dhe asaj që tashmë jemi anëtar të aleancës më të madhe të lirisë, NATO-s. Të gjithë e dimë se të jesh anëtar i një aleance vlerash duhet të plotësohen kushte, ashtu sikurse edhe të bëhesh anëtar i familjes europiane. Këtu mesa duket qëndron dhe çelësi i suksesit të partive që, përballë elektoratit të tyre, tundin dhe shkundin çdo premtim, e sapo mbaron konstituimi i Parlamentit harrojnë, ose me dashje, anashkalojnë atë që është premtuar. Me e keqja, për hir të interesave përçajnë dhe dëmtojnë ata që thonë një të vërtetë, qofshin këta të majtë e të djathtë, në pushtet apo në opozitë. Duke analizuar situatën, minatorët, metalurgët, ushtarakët, ish të përndjekurit dalin sot në qendër të vëmendjes dhe, sapo misioni të përfundojë, ata do të jenë po ata njerëz me halle e probleme. Të parët nuk dihet nëse do të rikthehen në shtëpitë e tyre, sepse çdo mëngjes ata bëjnë ritualin e ndarjes me bashkëshorten dhe fëmijët. Të dytët kanë vetëm një alternativë: të kurohen nga sëmundjen profesionale, ndoshta pa iu gëzuar as pensionit. Ndërsa ish-ushtarakëve dhe ushtarakëve në detyrë u ka mbetur vetëm të presin, pavarësisht se i kanë shërbyer dhe i shërbejnë atdheut në shi e në dëborë, larg familjes ose pranë saj. Të fundit shpresojnë prej vitesh.
Ky është realiteti që na ka shoqëruar: premtime, premtime dhe vetëm premtime në fushata. Na mbetet të kujtojmë me nostalgji fjalën e mbajtur, atë që ne e kemi parë: Kush e solli Doruntinën?