Tragjedia e Gërdecit, tre gjyqtarët që vulosin vendimin
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë përcaktoi dje trupin gjykues që do të gjykojë 29 të pandehurit e çështjes "Gërdeci", ku pjesa më e madhe janë ish-funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Shqiptare. Shorti i organizuar mesditën e djeshme përzgjodhi si drejtues të trupit gjykues gjyqtarin Kreshnik Omari, ndërsa pjesë përbërëse e tij janë gjyqtarët Sokol Tona dhe Martin Deda. Tre gjyqtarët kanë një biografi të pasur me gjyqe të rëndësishme në kryeqytet, pasi cilësohen si gjyqtarët më të vjetër në këtë gjykatë. Dosja "Gërdeci" është ndarë në dy pjesë me një vendim të Gjykatës së Lartë. Kolegji Penal i kësaj gjykate, më 22 maj vendosi që të mbajë për gjykim vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ndërsa dosjen me të pandehurit e tjerë e kaloi për procedim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Ata akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec, Tiranë, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën 26 persona, shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa pati dhe dëme të shumta materiale. Pritet që në ditët në vijim të publikohet edhe data e seancës së parë gjyqësore.
Kreshnik Omari
Shorti elektronik në Gjykatën e Tiranës ka përcaktuar se drejtues i çështjes "Gërdeci" do të jetë gjyqtari Kreshnik Omari. Po ky gjyqtar ka caktuar datën 25 qershor të këtij viti si ditën e parë të seancës gjyqësore, ku do të shqyrtohet kërkesë-padia e ish-ministrit Mediu ndaj Prokurorisë së Tiranës, për mosfillimin e hetimeve për "nxjerrje dhe publikim të sekretit hetimor" ndaj drejtorit të Zyrës së Hetimit dhe Ndjekjes Penale, prokuror Sokol Stojanit. Sipas ish-ministrit, Stojani ka nxjerrë sekrete nga dosja "Gërdeci". Në të kaluarën, gjyqtari Kreshnik Omari ka gjykuar dosjen ndaj djalit të deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi. Ai akuzohej për plagosje, por gjyqtari ka vendosur që ta shpallë të pafajshëm djalin e deputetit. Në arkivin e Gjykatës së Tiranës gjendet edhe një vendim pafajësie për ish-drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Klosi akuzohej nga prokuroria për "shpërdorim detyre", në shumën prej 6 milionë lekësh, duke abuzuar me vlerën e 15 tenderëve të zhvilluar me prokurim të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, dy vite më parë, me një vendim të gjyqtarit Kreshnik Omari, Shemsie Kadria i tha lamtumirë burgut, duke i ngelur "borxh" 3 vjet e gjysmë drejtësisë shqiptare. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë urdhëroi lirimin nga qelia të 58-vjeçares Kadria, duke u bazuar në nenin 1, pika 2 të ligjit "Për dhënie amnistie" të miratuar nga Kuvendi. Sipas vendimit të gjyqtarit Kreshnik Omari, kërkesa e mbrojtjes dhe e vetë të dënuarës ishte e drejtë.
Sokol Tona
Gjyqtari Tona është zgjedhur si anëtar i treshes gjykuese që do të gjykojë dosjen "Gërdeci". Gjyqtari në fjalë, në të kaluarën ka drejtuar disa procese, ku më i bujshmi padyshim është një vendim për dosjen "Durrës-Kukës". Vendimi mban datën 18 nëntor të vitit të kaluar, ku Tona ka vlerësuar se marrja me statusin e të pandehurit nga Prokuroria e Përgjithshme të Armand Telitit dhe Andi Tomës është e padrejtë. Sipas vendimit, prokuroria kishte gabuar me procedurat e dosjes. Ky vendim i hapi rrugën ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, që të kërkonte në Gjykatën e Tiranës pavlefshmëri absolute të dosjes "Durrës-Kukës". Në arkivin e gjykatës gjenden edhe disa vendime të bujshme që mbajnë firmën e Tonës, ku vitin e kaluar i ktheu pasurinë Erion Isufit, i cili njihej si bashkëpunëtor i Damir Fazliç. Ndërkohë, gjyqtari Tona ka gjykuar edhe mbivendosjet në Komunën e Kasharit, ku dënoi tri ish-kryetarë komune.
Martin Deda
Së fundmi gjyqtari Deda ka gjykuar dosjen e prokurorisë ndaj ish-shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Krenar Ahmeti, i cili u dënua me 200 mijë lekë gjobë. Një ndër proceset e bujshme të Dedës është edhe dënimi i dytë i kapobandës së Vlorës, Zani Çaushit, me 18 vjet burg. Disa muaj më parë, gjyqtari që do të jetë në trupën gjykuese të dosjes "Gërdeci", ka dënuar me 1 vit burg ish-zëvendësministrin Nikolin Jaka. Ndërsa vite më parë ka firmosur një "çek" për dëmshpërblimin e ish-kryeministrit Fatos Nano për vitet e burgut në vitet ‘90. Gjyqtari Deda vendosi që Nanos t‘i paguhet nga Ministria e Financave shuma prej 7 milionë e 310 mijë lekësh të reja për kryerje të burgimit të padrejtë.
Trupi gjykues