NDOTJA E LIQENIT DHE STANDARDET TONA ZGJEDHORE
Në prag të hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, nuk dihet se kush u kujtua të hidhte në ujë një substancë që ndoti të gjithë liqenin e Tiranës. Autoritetet përkatëse janë ende duke luajtur "Ta lashë!" dhe nuk dihet se kujt i bie përgjegjësia për ta pastruar liqenin. Ministria e Mjedisit na siguron se ajo përgjegjësi i bie Bashkisë së Tiranës. Prefektura na garanton se është në pritje të analizave të specializuara, që as ajo nuk e di mirë se kush duhet t‘i bëjë. Bashkia është përpjekur të pastrojë fizikisht të shumtën e substancës ndotëse, por punëtorët e pajisur vetëm me ca krehra për pastrimin e barërave të këqija, nuk mund të bëjnë më shumë se kaq. Komuna kufitare me Bashkinë nuk dihet pse qëndron mënjanë sikur të mos kishte ndodhur asgjë...
Dhe në këtë gjendje, ato që e paguajnë ndotjen më rëndë janë gjallesat e pafajshme e të pambrojtura të liqenit. Peshqit nuk duken më se ku janë strukur. Rosat e vogla kanë humbur. Edhe bretkosat duket sikur kanë mësuar të heshtin. Njerëzit e shohin tashmë liqenin si një kërcënim për shëndetin e tyre dhe shëtitin disi më të larguar prej tij. Madje, kur shohin syrin e liqenit aq të ndryshuar nga turbullimi i ndotjes, e kthejnë vështrimin nga krahu tjetër dhe ecin në udhën e tyre, duke dëshiruar që ajo sipërfaqe ujore të gjejë fuqi në vetvete për t‘u pastruar nga ndotja jonë...
Kjo është gjendja e liqenit të Tiranës në këto ditë të nxehta të fushatës së shtatë zgjedhore të tranzicionit tonë të gjatë politik. Dhe, kur dëgjon rrapëllimat e politikës sonë të tranzicionit në këto ditë fushate, të shkon mendja vetiu edhe te ndotja e pazbuluar ende e liqenit të Tiranës. Se tek e fundit ndotje është edhe gjithë ajo batërdi premtimesh e kundërpremtimesh, akuzash e kundërakuzash, sharjesh e kundërsharjesh të shkëmbyera pa pushim midis forcave politike pjesëmarrëse në fushatën zgjedhore. Madje është një ndotje më e rëndë se ajo e ujit të liqenit. Se liqenin ndoshta një ditë do të kujtohen ta pastrojnë nga ndotja, qoftë edhe nga frika se mos sëmuren për vete (larg qoftë!) zyrtarët tanë të shumtë - duke filluar nga ata të Ministrisë së Mjedisit, që na thonë pa lapë syri se nuk përgjigjen fare për ndotjen e mjedisit(!), te zyrtarët e ruajtjes së shëndetit publik, zyrtarët e prefekturës, të bashkisë apo të komunës përkatëse. Liqeni i Tiranës mund të pastrohet pa vështirësi, mjafton që zyrtarët tanë të mos luajnë "Ta lashë!" me përgjegjësinë, për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.
Por duket se do të jetë shumë më e vështirë të pastrohet mjedisi ynë shoqëror nga ndotja e një politike, që ka gati dy dekada të gjata në fushatë zgjedhore të pandërprerë, sepse nuk dëshiron të bëjë zgjedhje të lira. Një politikë në fushatë të pandërprerë zgjedhore, sepse luan "Ta lashë!" me përgjegjësinë për të cilën ngarkohet e mbipaguhet nga një popull i tërë. Sepse liqeni artificial i pluralizmit tonë të shtirë politik, ka gati dy dekada që po mbetet një mjedis shoqëror i ndotur keq nga një pushtet i sëmurë, që nuk dëgjon të pastrohet...
Le ta nisim me përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve normale, si gjithë bota e qytetëruar. Tetë vjet e mbajtën pushtetin socialistët dhe nuk bënë dot as regjistrimin e popullsisë, as adresarin e qytetarëve të këtij vendi, as letërnjoftimet vetjake dhe as regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Dhe nuk i bënë, jo se nuk mundën, por se nuk deshën. Nuk i bënë se nuk donin zgjedhje normale si tërë bota. Nuk i bënë se udhëhiqeshin nga koncepti stalinist për zgjedhjet e lira...
Qysh në ditët e para të turnit të vet të dytë në pushtet - tashmë dhe ai tetëvjeçar- brigadieri i demokratikasve deklaroi me solemnitetin që ka për zemër se "prioritet i qeverisë time janë zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike"! Por, edhe pse me tre cilësorë të bukur pas njëri-tjetrit, as qeveria e tij nuk e mbajti fjalën për ta nisur infrastrukturën e zgjedhjeve me letërnjoftimet elektronike brenda vitit 2006. Ja ta zëmë se nuk i doli një vit, pasi qe shumë i zënë me përpjekjet për të kthyer në "politikë" banditët ordinerë të arrestuar në shtetet fqinje. Pse nuk e nisi strukturën e nevojshme zgjedhore në vitin 2007 e ta mbaronte të paktën në vitin 2008? Pse i la dhe regjistrin dhe letërnjoftimet elektronike për muajt e fundit në prag të zgjedhjeve? Pse nuk pajisi të parët të gjithë qytetarët që nuk kishin pasaportë, po u kujtua të jepte një urdhër të tillë vetëm në datën 1 qershor 2009, pas alarmit të lëshuar nga opozita?...
Përgjigjja është po ajo e dhënë për ekipin tjetër politik të tranzicionit tonë të lodhshëm. Nuk i bëri këto as ekipi i sotëm i pushtetit, sepse nuk dëshiron zgjedhje të lira si gjithë bota. Sepse loja politike e tranzicionit tonë është njëfarë derbi njëzetvjeçar, që luhet midis ekipeve të dikurshme "Dinamo" dhe "Partizani", ekipe që dallohen vetëm nga ngjyra e fanellave, përkatësisht blu dhe e kuqe, por bëjnë të njëjtën lojë dhe kanë të njëjtin e të vetmin synim - kupën e pushtetit ndotës të mjedisit shoqëror. Se ekipet tona të pluralizmit të stisur politik kanë të njëjtin model pushteti, pushtetin e dikurshëm të Partisë së Punës, paçka se këta nuk dinë të bëjnë as regjistrimet që bënin të parët e tyre. Prandaj kanë dhe alergjinë e atij pushteti nga zgjedhjet e lira. Prandaj dhe zgjedhjet më të pranueshme të këtyre dy dekadave tranzicion shqiptar duket se mbeten deri tani ato që organizoi vetë Partia e Punës, kur bëri sikur la pushtetin. Sepse i duheshin ato zgjedhje disi të pranueshme, për të bërë më të pranueshme në popullin e lodhur dhune dhe urie "përmbysjen e diktaturës"...
Përse nuk i durojnë dot zgjedhjet e lira ekipet tona politike të këtij tranzicioni më tepër sportiv se politik? Tek i sheh mitingjet e tyre të mbuluara nga "dashuria e madhe popullore", të vjen vetiu dhe pyetje: Kur i dashka kaq shumë populli, përse kanë frikë nga zgjedhjet e lira pushtetarët tanë? Përse shtrëngohen aq shumë në një kacafytje gjelash, sa të kërkojnë dhe vetë SKËNDERBEUN të zbresë nga kali për të mbajtur në dorë një spot të pushtetit aktual? Po fëmijët e shkollave pse i mbledhin me daullen e Ramazanit në sheshet e mitingjeve dhe nuk i lënë në orët e tyre të mësimit? Ata nuk janë bërë ende punonjës të zyrave të pushtetit... Vërtet e kanë që mitingjet politike, ku ngjiren pushtetarë e opozitarë duke sharë njëri-tjetrin edhe me terma zoologjie, i bëjnë mirë shëndetit mendor të fëmijëve?! Të bukur koncept që paskan pushtetarët tanë për shëndetin mendor !...
Ja ta zëmë se në mitingjet e hapura pushtetarëve tanë ua ngjir zërin jo vetëm dashuria e popullit të mbledhur në shesh, por edhe ndryshimi i motit. Po kur shullëhen për shtatë palë qejfe kolltukëve të studiove televizive, ç‘kanë pushtetarët tanë që ulërasin sikur u shkelet bishti e nuk flasin si njerëz të edukuar e të ekuilibruar, që do të marrin përsipër të drejtojnë vendin e të zgjidhin hallet e popullit? Mirë meshkujt që e kanë egërsinë më pranë natyrës - doemos kur janë ca më afër natyrës më të lashtë të homosapiensit - po gratë e politikës sonë pse kthehen me aq dëshirë në meshkuj me zë të hollë për t‘u kacafytur me njëra-tjetrën në sy të publikut? Mos e kanë dhe këto nga bindja e meshkujve të politikës sonë të tranzicionit se "populli i do shumë"? Edhe gratë e politikës sonë aktuale e paskan aq të vështirë për të qëndruar - të paktën në ekrane - si zonja të urta, që ta bindin populli se do të shpien urtësinë e paqen e zonjave edhe në Kuvendin e deputetëve edhe në qeverinë e re?...
As gratë tona pushtetare nuk patën aq guxim qytetar sa ta prisnin një zonjë të Europës, të ardhur për të na ndihmuar të bëjmë zgjedhje të lira? Nuk e prisnin dot ambasadoren e ODIHR-it, të paktën sa për mirësjellje zonjash? Apo dhe gratë e politikës sonë aktuale e kanë marrë mëri atë zonjë të nderuar, vetëm sepse na pa duke vjedhur votat në zgjedhjet-regjistrime të vitit të largët 1996?...
Po organet tona të medias, pse të ndahen në tifozë të "Dinamos" e të "Partizanit", kur detyra dhe profesioni i tyre është të informojnë popullin për të vërtetën edhe në fushatat zgjedhore? Pse ankohen kur i përzënë brigadierët e pushtetit, pasi u kanë shërbyer symbyllur në dëm të së vërtetës, të mbarë popullit e në dëm të vetë lirisë? Kur kthehen me aq dëshirë në shërbëtorë të pushtetit, pse ankohen kur pushteti ua paguan shërbimin e verbër duke i flakur si limonë të shtrydhur?...
A nuk janë po ata shërbëtorë të medias, që nëpër emisionet e tyre, më tepër artizanale se informuese, i lejojnë meshkujt tanë të politikës t‘u turren dhe grave si për të shpëtuar ashtu për pak çaste nga frika e brigadierit të pushtetit?...
Edhe kur rrihen përpara pallatit të pushtetit dy gjyshe të verbra nga një i verbuar i pushtetit, shërbyesit e pushtetit në mediat tona nuk e ngrenë zërin fare(!) Apo mos dhe "trimi" që i rrahu gjyshet e verbra përpara derës së hekurt të Kryeministrisë, për shërbyesit e pushtetit në mediat tona është "njeriu ynë" si "njeriu i ri" i Partisë Mëmë?... Për të mos zënë ngoje heshtjen e shërbyesve të pushtetit në mediat tona - në mos dhe pjesëmarrjen e tyre tok me pushtetin në talljen me shtresën e pronarëve të ligjshëm dhe të përndjekurve politikë të diktaturës komuniste... Shumë prej këtyre shërbëtorëve të pushtetit në mediat tona të shumta, aq tifozë të derbit "Dinamo-Partizani" në politikën e tranzicioni tonë, kujtohen për të keqen që i sjellin pushtetarët këtij populli e këtij vendi, vetëm kur e shohin veten të flakur si bëzhdila e jo atëherë kur pushteti shkel të drejtën e popullit për zgjedhje të lira, atëherë kur pushteti shkel ligjet në emër të "Maliqit", atëherë kur pushteti kryen krime në emër të përfitimeve të paligjshme, atëherë kur pushteti shkel dhe të drejtën e jetës së qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi dhe mburret se u ka hequr shpenzimet e arkivoleve...
Ja pse më duket se ndotja e mjedisit tonë shoqëror në këto ditë të nxehta fushate zgjedhore është shumë më e rëndë e më helmuese se ndotja e liqenit të Tiranës. Me sa duket, për këtë lloj ndotje nuk kanë faj vetëm një tabor palo pushtetarësh... Ndaj njeriu i shkretë në këtë mjedis shoqëror aq keq të ndotur nga një politikë primitive, përpiqet të qëmtojë dhe ndonjë lajm të mirë, që vjen nga fushata zgjedhore ku të gjithë bërtasin aq fort në emër të ndryshimit, mbase për të mos e ndryshuar avazin e mukës... Dhe media jonë tifoze e lehtëson publikun me lajmet!