E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika ne fushate debatojne 2 kandidatet per kreun e Bashkise se Kukesit

Dy kandidatët për kryetar të Bashkisë së Kukësit kanë shkëmbyer replikat e para në këtë fushatë në rrugët e qytetit pikërisht për investimet që kanë nisur për ndërtimin e këtyre rrugëve.

Ka qenë fillimisht kandidati i PS-së, Alfred Cengu, i shoqëruar nga stafi i tij që ka inspektuar punën në rrugët që po ndërtohen, duke kërkuar që kandidati rival i tij, që është aktualisht kryetar i bashkisë, të bëjë transparencën për fondet e këtyre investimeve.

Ndërkohë, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Hasan Hali që ka nisur investimet në rrugët kryesore të qytetit për t’i bërë krejtësisht ato të reja tha se çdokush mund të shikojë në dokumentet zyrtare dhe të bëjë transparencën.

Halili tha se tashmë ai punon për të mirën e qytetarëve të Kukësit.

Hasan Halili rikandidon për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Kukësit, ndërkohë që opozita me Alfred Cengun kërkon të rimarre bashkinë e humbur para katër vitesh.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›