E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden ne lokal i kafshon veshin shokut

Sherr ne lokai i kafshon shokut veshin perfundon ne polici. Nje person eshte arrestuar nga Seksioni i Krimeve ndaj Personit diten e shtune pas nje sherri te zhvilluar ne nje nga baret ne periferi te kryeqytetit. Renato Bejkollari 22 vjec lindur ne Topoje te Permetit dhe banues ne Tirane ka kafshuar shokun e tij ne vesh pas nje zenke te gjate mes njeri tjetrit.


Dy te rinjte kane qene ne lokal duke biseduar bashke por pas nje kohe te gjate qendrimi ne lokal ata e kane tepruar me pijen dhe kane filluar te grinden dhe te shajne njeri tjetrin.


Lulezim Zeneli eshte munduar te shmange shokun e tij ne momentin qe i eshte afruar tek veshi por ka qene e pamundur sepse forca e Bejkollarit ka qene shume e madhe. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes pas njoftimit te marre nga personat qe kane qene te pranishem ne vendngjarje.


Duke marre parasysh se ka qene dhe fundjave lokali ka qene i mbushur me njerez te cilet e kane pare debatin e zhvilluar mes dy te rinjve i demtuari Lulezim Zeneli sipas burimeve te policise kishte marre plage vetem ne vesh dhe menjehere eshte derguar ne spitalin per te marre mjekimin e nevojshem.


Nga hetimet e para te kryera nga efektivet e policise ne vendin e ngjarjes zbuluan se grindja kishte ndodhur per motive banale dhe konsumimi i tepert i alkolit ka cuar ne sharje dhe fyerje mes dy te rinjve te cilet ishin edhe shoke mes tyre.


Nga deshmite e marra nga personat qe ishin ne lokal dhe e kishin pare ngjarjen policia dokumentoi plotesisht faktin se ata kishin qene ne gjendje te dehur ne momentin e incidentit Per autorin e ngjarjes policia nisi hetimin duke e marre ne ndjekje penale me akuzen e plagosjes se lehte me dashje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›