E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi Te hapen kutite dhe mazhoranca te zgjidhe krizen

Fondacioni SOROS publikon sondazhin ne kuader te programit te mireqeverisjes ku trajtohen problemet e shoqerise shqiptare


Shumica e popullsise shqiptare mendojne se kauza e Partise Socialiste per hapjen e kutive eshte e drejte dhe se pergjegjesine per zgjidhjen e krizes politike e ka qeveria. Keto jane te dhenat e nje sondazhi te kryer ne kuader te programit te mireqeverisjes nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.


Ne pyetesor jane te perfshira pyetje mbi perceptimin e publikut per performancen e qeverise demokracine ne vend dhe ceshtjet e nderlidhura te krizes politike hapja e kutive greva opozitare dhe integrimin ne BE korrupsionin dhe transparencen shendetesine dhe arsimin.


Gjithashtu qytetaret jane pyetur se cilat jane ceshtjet madhore per ta ne menyre qe te mundesohet nje krahasim me ceshtjet madhore ne debatin publik politik.


Studimi paraqet nje popullate te dyzuar per sa i perket nivelit te kenaqesise me ecurine e pergjithshme te demokracise ne vend ku 48.6 e tyre shprehen se jane shume ose mjaftueshem te kenaqur perkundrejt 49.1 te cilet pohojne se jane te aspak ose jo shume te kenaqur dhe mendojne se ka gjera qe duhen permiresuar.


Per sa i perket kauzes se hapjes se kutive qe ngriti opozita duke hyre ne greven e urise 47.5 e te anketuarve mendojne se kjo ishte nje kauze e drejte dhe 45.8 e tyre se ishte e gabuar. Nderkohe pjesa derrmuese prej 66.7 pohojne se mazhoranca ka pergjegjesine me te madhe per zgjidhjen e krizave te tilla politike.


Gjithashtu shumica e te anketuarve prej 52.5 shprehen se greva as e dobesoi dhe as e forcoi gjendjen e demokracise ne vend dhe 61 as e vonoi dhe as nuk e ndihmoi procesin e integrimit te Shqiperise drejt BE-se. Nje mase derrmuese ne vleren prej 83.6 e te anketuarve vleresojne se qeveria duhet te jete institucioni pergjegjes per zgjidhjen e problemit te siperpermendur.


Ne lidhje me transparencen ne qeverisje qytetaret kane renditur organet e pushtetit vendor si me transparente 65.9 mendojne se jane transparente perkundrejt 29 qe mendojne te kunderten te ndjekur nga Parlamenti 63.3 me 32.8 dhe Keshilli i Ministrave 59.3 me. 33.9.


Specifikisht per nivelin e korrupsionit tek zyrtaret publike pergjate vitit te kaluar 39.5 e te anketuarve vleresojne se niveli i tij eshte rritur 35.6 se ka mbetur i njejte dhe 18.6 se eshte pakesuar.


Studimi gjithashtu paraqet perfundime te rendesishme per sa i perket sektorit te shendetesise i vleresuar negativisht nga 65 e te anketuarve. Ne shendetesi qytetaret mendojne se prioritet i duhet dhene teknologjise infrastruktures dhe mjediseve spitalore rritjes se pergjegjshmerise se mjekeve pergatitjes dhe pagave te tyre dhe subvencionimit te medikamenteve te listes dhe jo te skaduara me origjine indiane te cilat duhet te jene cilesore dhe ato qe jane te shtrenjta.


Nderkohe qe duket qarte se te anketuarit nuk kane njohurite e duhura apo edhe te mjaftueshme per skemen e ofrimit te sherbimit shendetesor kompensuar me sigurimet shendetesore apo menyren e funksionimit te sherbimit mjekesor paresor dhe dytesor apo ndihmen psikologjike qe ofrohet nga personeli mjekesor ne raste kur pacienti perballet me humbjen e personave te dashur.

Drejtori ekzekutiv i fondacionit komenton studimin


Dobrushi Sondazhi pasqyron polarizimin e situates politike


Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine Andi Dobrushi tha gjate prezantimit te sondazhit se mendimet e qytetareve qe ky studim na paraqet mbi ceshtjet madhore te vendit duket se pasqyron polarizimin e situates politike.


Sipas tij shqiptaret nuk shohin fitues identifikojne pergjegjes kryesor per zgjidhjen e ngercit politik dhe mbi te gjitha shprehin ceshtjet e tyre me kryesore punesimi ekonomia lufta ndaj korrupsionit dhe arsimi. Keto jane rezultate te cilat duhet te cojne aktoret politike ne reflektim dhe te informojne qasjet ndaj zgjidhjes se ngercit politik.


Ky studim se bashku me shume perpjekje te tjera te shoqerise civile duhet te mireperdoren nga aktoret politike dhe qeverises si mjete ndertimi politikash te informuara ne pergjigje te shqetesimeve te qytetareve - tha Dobrushi.

Arsimi


Per sa i perket shkalles se njohjes se zhvillimeve ne Arsimin Parauniversitar askush nuk eshte ne gjendje te vleresoje se sa kane ndryshuar ne cilesi dhe permbajtje tekstet alternative shkollore pas liberalizimit dhe as nese reforma e liberalizimit te tyre ka ndikuar ne cmimin perkates. E njejta dukuri edhe per skemen e re te kontrollit te dijeve ne perfundim te matures shteterore per pranimin ne shkollen e larte.


Shendetesia


Te anketuarit besojne se qeveria duhet ti perqendroje perpjekjet e veta tek a Futja e teknologjise se re b Kushtet e spitaleve pagat e larta personeli i kualifikuar c Permiresimi i mjediseve spitalore dhe pajisja me aparatura bashkekohore d Permiresimi i sherbimeve shendetesore dhe rritja e shkalles se pergjegjshmerise se mjekeve e Subvencionimi i medikamenteve te listes te cilat duhet te jene cilesore dhe ato qe jane te shtrenjta.


Transparenca


Duket qarte se lista sipas rendit zbrites per sa i perket shkalles se transparences raporti transparence dhe mungese transparence kryesohet nga Pushteti vendor 65.9 dhe 29 ndjekur nga Parlamenti 63.3 dhe 32.8 me tej nga Keshilli i Ministrave 59.3 dhe 33.9 Ministria e Arsimit 52.5 dhe 41.8 Ministria e Shendetesise 40.7 dhe. 48.6 dhe se fundi Ministria e Bujqesise 38.4 dhe 45.2.


Kryetari i opozites mohon akuzat e mazhorances per liberalizimin e vizave

Rama Evropa hoqi murin e vizave Berisha ngriti te varferise


Pas akuzave te ngritura nga mazhoranca se opozita ka thene se do te ikin nje milione shqiptare po u liberalizuan vizat kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke mohuar nje gje te tille theksoi se jane nje milione te papune ne Shqiperi dhe per ta e ka fajin Sali Berisha.


Murin e vizave per shqiptaret e hoqi Evropa kurse murin e varferise papunesise deshperimit social po e rrit pushteti qe vodhi votat per te vjedhur Shqiperine dhe per kete e ka fajin Sali Berisha - tha kryetari i opozites.

Sipas tij opozita ka qendruar e do te qendroje fort pa u lekundur perballe ketij pushteti qe me kot perpiqet ti mbylle gojen duke shpifur per ta e duke shantazhuar njerezit e tyre. Ai theksoi se transparenca e tyre do te vazhdoje me kembengulje prova e fakte dhe per zullumet e te palarat e keqqeverisjes qe do te dalin perdite ne driten e diellit fajin e ka Sali Berisha.


Asnje hap prapa cdo dite perpara ne kete beteje mes atyre qe nuk e lane popullin te zgjedhe dhe neve qe duam tiu rikthejme shqiptareve lirine e votes pa te cilen nje popull i humbet te gjitha. Shqiperia ka nevoje per nje rruge te re dhe ne do ta hapim ate medoemos duke i dhene qeverisjes transparence vendimmarrjes per drejtesi dhe shqiptareve zhvillimin qe meritojne ne mes te Evropes - siguroi kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.


Pas miratimit nga Parlamenti Evropian te heqjes se vizave per shqiptaret mazhoranca krahas faktit te adresimit te ketij vendimi si nje merite e qeverise shqiptare ka hedhur dhe akuza ndaj Partise Socialiste duke pretenduar se ka lobuar kunder liberalizimit te regjimit te vizave. Mbi keto akuza socialistet i kane cilesuar te pabaza dhe thjesht nje shfaqje e turpshme.

Faqe 8 q4a
Faqe 8 q4b
Faqe 8 q4c
Faqe 8 q4d

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›