Fushata kundër Babadimrit
Përmes një kumtese të publikuar pak para Vitit të Ri, Riaseti i Bashkësisë Islame të BeH pohon se “Baba Dimri iu është imponuar myslimanëve dhe fëmijëve të tyre në kohën e njëmendësisë dhe shtypjes”. Dhe, jo vetëm kaq.
Në kumtesën e publikuar me kërkesë të boshnjakëve për të marrë një qëndrim dhe për të kumtuar pikëpamjet e tij për Baba Dimrin, Riaseti thekson edhe se, “festa e lartpërmendur dhe simboli i saj nuk janë elemente të pranuara e as të njohura në traditën islame të boshnjakëve”.
"Duk respektuar të drejtë e çdo individi dhe familje që në situatën konkrete të veprojnë në përputhje me vetëdijen dhe me përcaktimin e tyre”, nënvizoi Riaseti, megjithëse “Baba Dimri është drejtpërdrejt i lidhur me traditën e krishterë dhe ai, në fakt, është vetëm një emër tjetër për personazhin e kësaj tradite, që njihet si Shën Kolli”.
"Ata që e heshtin këtë fakt dhe që mundohen ta paraqesin, gjegjësisht ta imponojnë Baba Dimrin si simbol të gjithpranueshëm për shpërndarje dhuratash fëmijëve me rastin e viti të ri kalendarik, shënimi i të cilit gjithashtu lidhet me besimin e krishterë në datën e lindjes së Jezu Krishtit, e mjegullojnë të vërtetën dhe e mashtrojnë opinionin, e në veçanti fëmijët myslimanë, duke tentuar që të paraqesin një simbol të krishterë si neutral dhe si një mantër të gjithpranueshme dhe të dëshirueshme të sjelljes”, sqaron Riaseti i BeH, duke bërë thirrje që duhen injoruar baba Dimrin, por edhe kremtimin e Vitit të Ri.
Gjatë dhjetë viteve të fundit Baba Dimri ishte temë e shpeshtë e polemikave në Sarajevë, në veçanti për shkak se fëmijët nëpër çerdhet sarajevase mësonin se baba Dimri nuk është pjesë e traditës myslimane, e cila gjë nxiti revoltën e një numri të madh të prindërve të besimit islam, por edhe të besimeve tjera. (Beta)