E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata ndaj Brucelozës, vaksinohen 80% e bagëtive në Kukës

Fushata e vaksinimit të bagëtive kundër sëmundjes së Brucelozës ka mbërritur edhe në Kukës.

Mbi 80 për qind e kafshëve të imta në këtë qark i janë nënshtruar vaksinimit, ndërsa përgjegjësi i shërbimit Veterinar të kësaj zone bën me dije se vaksinimi kundër Brucelozës në kafshët e imta ka ecur sipas parashikimeve.

Procedurat e vaksinimit dhe ecuria e këtij procesi me rëndësi kombëtare është ndjekur dhe nga pedagogë të Fakultetit të Veterinarisë, të cilët shprehen se nga kjo fushatë kombëtare ka vetëm përfitime.

Vaksinimi i bagëtive të imta edhe në qarkun e Kukësit si në të gjithë vendin po realizohet nga projekti PAZA me financim të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›