Fushata ne Ballsh per kreun e ri Olldashi Partia Demokratike duhet te rivitalizohet

Kandidati për kreun e PD Sokol Olldashi gjatë një takimi me strukturat e PD në Ballsh u shpreh se përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje e kanë të gjithë duke përfshirë edhe dy garuesit për kryetar të Partisë . Po nga ana tjetër ai ka garantuar se PD do të ringrihet shumë shpejt .
Me këtë mazhorancë që kemi përballë, u shpreh Olldashi, e kemi shumë të lehtë t’i mundim sepse është mazhorancë joreale me elemente të inkriminuar dhe për këtë nuk kemi nevojë për shumicë votash. Olldashi deklaroi se PD ka përdorur kartën morale për të ardhur në pushtet por ka ardhur koha që kjo forcë politike të rivitalizohet që nga strukturat bazë deri tek kryesia lart. Sipas tij duhet të inventarizohet kontributi i anëtarëve të PD.