E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana kerkon fitoren perballe Teutes

Tirana do te kerkoje te kthehet tek fitorja ne fushen e saj kunder Teutes e cila vjen ne kete sfide me nje seri pozitive ne ndeshjet e fundit. Tirana vjen ne kete sfide pas nje jave me probleme ku lojtaret jane ankuar per mosmarrjen e rrogave prej disa muajsh duke u vene edhe nje ultimatum drejtuesve per te dhene rrogat deri diten e hene ose do te kete bojkot te stervitjes. Kjo ecen paralelisht me nje situate jo te mire edhe per sa u perket rezultateve. Bardheblute nuk po kalojne nje periudhe te mire ku renditen te 8-t me 9 pike ne Superlige. Zevendesimi i trajnerit Sulejman Starova me ish-mbrojtesin Nevil Dede ende nuk ka sjelle ndryshimin e shpresuar tek rezultatet e bardhebluve. Me Deden ne krye Tirana ka arritur nje barazim 1-1 me Dinamon ne derbi dhe nje humbje 2-1 ne Kavaje ndaj Beses fare pak per nje ekip qe synon titullin kampion. Nje tjeter problem per teknikun Dede ne kete takim do te jete edhe mungesa e mbrojtesit Erion Dushku i cili mori karton te kuq ne ndeshjen ndaj Beses. Ne krahun tjeter kundershtaret durrsake te dhjetuar nga Edi Martini po kalojne nje periudhe mjaft pozitive kur vijne pas nje serie rezultatesh te mira. Aktualisht renditen ne te 4-t vend ne Superlige me 12 pike dhe vijne pas

fitores 2-1 ndaj Elbasanit ne Niko Dovana. Takimi do te zhvillohet ne oren 1400 ne stadiumin Qemal Stafa megjithese drejtuesit e Tiranes kishin lajmeruar me pare qe ndeshja me Teuten do te luhej ne stadiumin Selman Stermasi por dje kane ndryshuar destinacion. Drejtuesit e Tiranes kane rene dakord me drejtorin e stadiumit Gazmend Sallaku per te luajtur aty derisa te nise rikonstruksioni dhe ndertimi i stadiumit te ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›