E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, KLSH nis hetimet

Share

Kontrolli i Lartë i Shtetit po heton çështjen e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Kjo u bë e ditur gjatë një marrëveshje që KLSH nënshkroi me shoqërinë civile për bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve dhe ekspertëve për të luftuar korrupsionin.

Kryetari i këtij institucioni, Bujar Leskaj, u shpreh se një ekip ndodhet aktualisht në OST, ku po hetohen procedurat e ndjekura.

Skandali për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë u zbulua nga e përditshmja kosovare Zëri. Në këtë skandal është përfshirë djali i kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berisha, që ka penguar qëllimisht ndërtimin e kësaj linje, për të favorizuar serbët. Që prej publikimit të skandalit, gazeta Zëri online nuk hapet më në Shqipëri, pasi është bllokuar nga hakersa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›