E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Morëm shumë borxh, por i morëm për investime

Share

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se ata kanë marrë borxh shumë, por e kanë bërë për investime. Borxhi do ishte 35 përqind, por do kishim rrugë mesjetare, tha Berisha, duke zbuluar se sa ishte borxhi kur ai mori pushtetin

Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se investimet janë shtuar ndjeshëm, por janë investime të realizuar me borxhe. Edhe njëherë, kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve; Në rast se fondi total i ofruar për procedurat gjatë vitit 2011, ishte 51 miliardë, në vitin 2010 ky fond ishte 28.7 miliardë, pra ka një rritje jashtëzakonisht të madhe me vitin 2010. Kjo është ekonomia shqiptare. Të gjitha këto janë realizuar duke ulur me 1 për qind borxhin, sepse në vitin 2010 ka qenë 59.7, ndërsa ne e mbyllëm vitin 2011 me një borxh prej 58.7. Natyrisht, unë nuk jam për rritjen e borxhit, por duhet të dallojmë 2 gjëra; borxhi që merret për tu shpenzuar rroga, pensione etj. dhe borxhi që merret për investime. Rregulli i artë i Felpsit thotë se duhet të shpenzosh aq sa punon. Nuk duhet të marrësh borxh përveçse për investime. Ne i jemi përmbajtur me seriozitetin më të madh këtij parimi. Paraardhësit tanë merrnin borxh për rrogat, për shpenzime operative, etj. As edhe një qindarkë nuk merret borxh për rrogat. Ju e shihni vet zotërinj deputetë, duke realizuar 51 miliardë investime në vitin 2011, borxhi jo vetëm që nuk është rritur, por është ulur. Kjo sepse janë ulur shpenzime të tjera. Nuk mund të ulen investimet, pasi ato janë vende pune, zhvillim i vendit, energji tregu. Numri i operatorëve ekonomikë, në fushën e prokurimeve, në vitin 2011, është rritur me 347, nga të cilët 119 të huaj, tha Berisha.

Kryeministri shtoi se nëse nuk do merrej borxhi, vendi do ishte në Mesjetë. Unë ju dhashë këto të dhëna jashtëzakonisht të rëndësishme, për tju garantuar se të gjitha këto projekte të këtij viti do të shndërrohen në realitete e do të zbatohen me përpikëri. Ajo që karakterizon këtë mazhorancë është zbatimi me përpikëri i projekteve, çka ka bërë që ajo të fitojë një reputacion shumë të gjerë dhe të mos kemi probleme me sigurimin e burimeve financiare, përveç faktit që ne e kemi ndërmend të mos lejojmë rritjen e borxhit, ndonëse qëllimi ynë është rritje ekonomike, sepse në rast se këto 51 miliardë nuk do të ishin investuar, borxhi do ishte te 35 për qind, por qytetarit tonë do ti duhej të ecte në rrugë mesjetare, siç i ka pasur këtu e 200 vjet më parë, fëmijët e tij do të mësonin në shkolla pa çati, qendra shëndetësore nuk do të kishte dhe rezultati do ishte recensioni. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka dhe do të përparësojmë në mënyrë absolute rritjen e investimeve, si kushtin më themelor, sepse rritja jep punësim, jep shtim të të ardhurave, sepse rritja ka potenciale zhvillimi, kurse shkurtimet rregullojnë disa parametra por rrënojnë disa të tjera, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›