E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata për president, Nano takohet me Ramën

Share

Arkiv

Fatos Nano është rikthyer sot në selinë e PS-së pas shumë vitesh, për të kërkuar mbështetje në synimin e tij për tu zgjedhur presidenti i ardhshëm. Nano është duke zhvilluar një takim me kreun e PS-së, Edi Rama, për të kërkuar nga ky i fundit mbështetje për ambicien e tij.

PS dhe Rama, deri më tani ende nuk kanë lënë të kuptohet se do të mbështesin Nanon, por as e kanë përjashtuar si kandidat të mundshëm.

Nano prej disa ditësh ka nisur fushatën e tij për të marrë mbështetje, teksa është takuar fillimisht me Ilir Metën, më pas me ambasadorin Aleksandër Arvizu, por edhe me Berishën, që nuk ishte në fakt një takim zyrtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›