E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Berisha takon Klintonin, Rama takon Nanon. Balla: Ti tani nuk ndjen më

Share

Duket se janë dy gjëra që e trazojnë shumë kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë seancës së sotme, në nisje të diskutimit për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ajo u kërkoi socialistëve nëse kanë gjë për të diskutuar. Pas heshtjes së socialistëve, Topalli iu drejtua atyre duke thënë: Normal nuk keni gjë për të thënë se Berisha takon Klinton dhe Rama takon Nanon.

Në fakt të dy takimet prekin ambiciet personale të Topallit për tu bërë presidente. Mësohet se takimi me Klintonin është shoqëruar me një premtim të Berishës për të lëshuar presidentin. Po ashtu, takimi i Berishës me Nanon duket se ka trazuar ndjeshëm ambiciet e Topallit.

Ti nuk do bëhesh as si Klinton dhe as si Nano, i tha deputeti socialist, Taulant Balla.

Kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën Ballës, që ishte tek foltorja. Mes tyre u zhvillua ky debat.

Balla: Do më lësh të mbaroj.

Topalli: Mbaro, se ju të mbarum jeni.

Balla: Do më lësh të flas?

Topalli: Fol, fol por nuk po të dëgjon njeri

Balla: Ti tani nuk ndjen më

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›