E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama flet për mediat pas takimit me Nanon: Qëndrimi i Shemsi Prençit, kambanë alarmi

Share

Janë vënë në siklet disa media proqeveritare që ishin përgatitur të transmetonin drejtpërdrejt konferencën për shtyp të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas takimit me ish- kryetarin e PS, Fatos Nano, që aspiron të bëhet president. Por Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje dhe ka mbajtur një qëndrim në lidhje me largimin e Drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi.

Qëndrimi i Shemsi Prençit për mafian e kromit është kambanë e fuqishme alarmi, një alarm që duhet të zgjojë kryeprokuroren që prej kohësh heton një ministër që ka anashkaluar parlamentin dhe i ka shtruar rrugën abuzuesve me pasurinë tonë, tha Rama.

Është një alarm që duhet të zgjojë të gjithë policët e ndershëm të këtij vendi. Është një alarm që duhet të zgjojë të gjithë të punësuarit e këtij shteti që u ka shkuar në palcë thika e padrejtësisë. Është një alarm që duhet të zgjojë gjithë Shqipërinë që po tërhiqet zvarrë. Është një alarm edhe për miqtë e partnerët ndërkombëtare të Shqipërisë. PS do vazhdojë betejën për të zbardhur krimin e mafias së shpellave, të denoncuar hapur dhe me kurajo nga Shemsi Prençi, vijoi më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›