E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano pas takimit me Ramën: Ka mirëkuptim në zhvillim në PS

Share

Fatos Nano, ish- kryetari i Partisë Socialiste, që është vetëofruar si kandidat për president, zhvilloi një takim me kryetarin e PS, Edi Rama. Rreth orës 11:00 Nano mbërriti në selinë që drejtonte dikur dhe për dy orë ka diskutuar me Ramën në lidhje me kandidaturën e tij. Folëm jo vetëm për platformën që unë kam paraqitur për gjetjen e zgjidhjes së një krize presidenciale, në funksion të një dinamike më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet e Shqipërisë në funksion të integrimit, tha Nano pasi doli nga takimi.

Kandidati i vetëshpallur u shpreh se në PS sheh një mirëkuptim në zhvillim. Unë vlerësoj mirëkuptimin në zhvillim edhe në PS, siç konstatova, edhe me zotin Meta si drejtues i LSI, dhe vlerësoj faktin që në një proces që do të vazhdojë është e dobishme të vlerësohet roli i pazëvendësueshëm i PS si forca kryesore të opozitës në përmirësimin e klimës politike në Shqipëri, tha Nano.

Sërish Nano u bëri thirrje gazetarëve të kenë durim për të folur për numrat dhe raundet e votimit.

Ju përsëris që unë dhe kryetari i PS, kryetari i LSI, kryeministri Sali Berisha, të vazhdojmë të mbështesim me impenjim kombëtar zgjidhjen e sfidës presidenciale në përputhje me interesat kombëtare të integrimit, tha Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›