E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministria: Berisha qëndroi me Klinton mbi 40 minuta, ajo pranoi të vijë në Shqipëri

Share

Ndërkohë që Departamenti i Shtetit është mjaftuar duke zbardhur dy prononcimet e shkurtra të Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton dhe kryeministrit Sali Berisha, përpara takimit, kryeministria jonë ka nxjerrë sot një njoftim për shtyp në lidhje me atë që ka ndodhur brenda në takim. Sipas njoftimit, Berisha ka qëndruar me zonjën Klinton për mbi 40 minuta dhe në fund ajo ka pranuar që të vijë në Shqipëri.

Më poshtë njoftimi:

Sekretarja Klinton dhe Kryeministri Berisha, me delegacionet që i shoqëronin vijuan me takimin zyrtar, i cili zgjati mbi 40 minuta.

Sekretarja Klinton i rikonfirmoi Kryeministrit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të interesuara ta shikojnë Shqipërinë sa më parë vend anëtar të Bashkimit Europian dhe se do të vijojnë të mbështesin fuqishëm në këtë rrugëtim drejt BE-së, por edhe në të gjitha fushat e tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Kryeministri Berisha e falenderoi Sekretaren Klinton për pritjen e përzemërt dhe i shprehu asaj mirënjohjen më të thelle për të personalisht, për Presidentin Obama, qeverinë e SHBA-së dhe taksapaguesit amerikanë për mbështetjen e çmuar dhe ndihmën bujare që ata i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për kapërcimin e vështirësive, ndërtimin e lirisë dhe vlerave të saj, konsolidimin e demokracisë funksionale të bazuar mbi ekonominë e tregut të lirë.

Gjatë bisedës, e cila u zhvillua në një atmosfere shumë të ngrohte e miqësore, u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera, të ngushta e miqësore midis të dy vendeve, si dhe u diskutua gjerësisht mbi zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit frytdhënës në të gjitha fushat.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për ti rishprehur Sekretares Klinton dëshirën e tij, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve për të pritur znj. Klinton së shpejti në Shqipëri, si mike e madhe dhe e shquar e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar. Sekretarja Klinton ju përgjigj kësaj ftese të Kryeministrit me premtimin se do të vijë në Tiranë, për të festuar se bashku 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›