E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, përfaqësuesit e PS përplasje fizike me kryetaren e minibashkisë 6

 

TIRANE - Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Kombinat janë përplasur dje me kryetaren e minibashkisë Nr.6, Luzhiana Abazi, e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ata janë penguar për të ngritur një çadër me funksion propagandistik përpara kësaj Njësie Bashkiake. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, rreth orës 11:50, në qendër të lagjes Kombinat në Tiranë, në rrugën “Llazi Miho”. Aty ka nisur një konflikt ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Kryetares së Minibashkisë Nr.6 Tiranë. Efektivat e Komisariatit Nr.6, të lajmëruar për konfliktin mbërritën menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe shoqëruan në polici përfaqësuesit e PS-së. Burime nga policia thanë se pas hetimeve të para rezultoi se, konflikti ka filluar pas ngritjes së një çadre me funksion propagandistik përpara Njësisë Bashkiake nr.6 Tiranë, nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, veprim ky i kundërshtuar nga ana e përfaqësuesve të Njësisë Bashkiake Nr.6 Tiranë, kryesisht nga kryetarja Abazi. Sipas të dhënave nga policia, mësohet se Abazi është shtyrë me forcë nga përfaqësuesit e PS-së. Pasi janë marrë deklarimet e palëve në polici, ata janë lënë për t’u hetuar në gjendje të lirë për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” në ngarkim të personave përgjegjës, në këtë rast përfaqësuesve të PS-së dhe “Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese”, në ngarkim të përfaqësuesve të Njësisë Bashkiake Nr.6 Tiranë. e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›