E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne KQZ, PS braktis mbledhjen

Rozeta Rapushi

Tre dite para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve debatuan ashper ne mbledhjen e djeshme, duke degjeneruar ne fyerje e bllokim te punes. Sherri i zhvilluar mes kryetarit te Komisionit, Arben Ristani dhe nenkryetares Deshira Subashi, nisi me shperndarjen dhe sasine e fleteve te votimit. Sipas numrit dy te KQZ-se, Subashi, mazhoranca ne kete Komision po rrezikon standardet ne zgjedhje, pasi ne mungese te plote transparence miratoi nje vendim per flete shtese votimi, jo pak por 700 cope. "Ju po demtoni procesin zgjedhor. Nuk mund te vini me ne kete tavoline, per sa kohe qe ju do te cenoni procesin me vendime te tilla", tha nenkryetarja Subashi, duke braktisur mbledhjen e Komisionit. Ne debat e siper, kreu i KQZ-se, Arben Ristani, e kercenoi se nese Subashi do te mungoje ne dy mbledhje radhazi, atehere ai do te kerkoje menjehere zevendesimin e saj nga KQZ. "Procesi me shperndarjen e fleteve te votimit po ecen shume mire. Ju paralajmeroj se nese do te mungoni ne dy mbledhje, do te kerkoj zevendesimin tuaj", tha me ze te larte Ristani. Pas largimit te Subashit, debatin e vijoi anetari tjeter socialist ne KQZ, Artan Laze. Sipas tij, nuk mund te zhvillohet nje mbledhje me debate te tilla dhe akuza e kercenime te rendomta. "Vetem burracaket largohen nga beteja. Vetem ata si puna juaj, mund ta bejne nje gje te tille", reagoi Ristani. Por sipas Lazes, nje gjuhe e tille e perdorur nuk duhet lejuar ne kete institucion. "Nuk keni faj ju me kete gjuhe, kane faj ata qe ju kane zgjedhur e ju kane vene ne krye te ketij komisioni", replikoi Laze, duke lene dhe ai mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Per pasoje, mbledhja e djeshme e ketij komisioni deshtoi. Perfaqesuesit e opozites ne kete komision, akuzuan se nuk ka transparence ne sasine dhe shperndarjen e fleteve te votimit. Per kete arsye, Subashi paralajmeroi se ne rast se nuk zgjidhet kjo ceshtje dhe te sqarohet se si do te ndahen 700 fletet e votimit, te miratuara shtese, ajo nuk do te marre pjese ne Komision. Kercenimi vjen, vetem kur na ndajne tre dite nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare me 28 qershor. "Une do te bej publike cdo shqetesim e mungese transparence ne proces, qe vjen nga ana juaj. Ju po te doni fshijini, por nuk mund te lejoj qe te demtohet keshtu procesi. Jeni te manipuluar politikisht", akuzoi Subashi, para se te braktiste mbledhjen e djeshme.

Percarja

Tre dite para zgjedhjeve, percahet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dy anetaret e opozites ne kete Komision, Deshira Subashi dhe Artan Laze, braktisen dje mbledhjen duke akuzuar kreun Arben Ristani, per mungese transparence ne sasine e fleteve te votimit dhe demtim te procesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›