Numerimi i votave, si do te monitorohet me kamera procesi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi dje menyren se si do te monitorohet dhe vezhgohet procesi i votimit dhe i numerimit te votave. Sipas ketij komisioni, transparenca ne zgjedhje do te kryhet nepermjet videove, te cilat do te japin edhe ne kohe reale rezultatet e numerimit te votave. Po keshtu, kamerat ne tavolinat e numerimit te votave, do te bejne te mundur shikimin e procesit te vleresimit te fleteve te votimit ne secilen tavoline, duke transmetuar per vezhguesit e pranishem ne monitor pamje te qarta te fleteve te votimit. Sipas KQZ-se, rezultatet on-line do te japin te dhena te sakta per fletet e votimit, procesin, partite politike etj. Po keshtu, kamerat do te bejne edhe rregjistrimin e plote te te gjithe procesit te numerimit. Keto rregjistrime do te jene te mundshme per vezhgim, sipas KQZ-se per te gjithe, kurdo qofte edhe aps perfundimit te procesit te numerimit te votive. Me nje metode te tille, do te sigurohet plotesisht sipas anetareve transparenca e procesit zgjedhor dhe ne menyre te vecante e numerimit te votive.