"Pergezoj Berishen, Topin e skuadren e tyre per progresin e Shqiperise"
Senatori amerikan njeheresh kandidati republikan per postin e Presidentit, Bob Doll ka pershendetur progresin e qeverise shqiptare ne keto kater vitet e qeverisjes se djathte te drejtuar nga kryeministri Berisha. "Teksa Shqiperia pergatitet per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, une pershendes shqiptaret per arritjet e mrekullueshme qe kane ndodhur ne keto vitet e fundit. Dua gjithashtu te pergezoj kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Topi dhe skuadren e tyre per progresin e konsiderueshem te Shqiperise. Nga rezoluta e paraqitur rishtazi ne Senatin Amerikan, Shqiperia eshte tashme me e forte se kurre. Ajo eshte nje demokraci kumbuese me nje ekonomi te drejtuar nga tregu. Institucionet e saj politike kane ze dhe reformat e fundit kane forcuar kushtetutshmerine e tyre. Shqiperia po keshtu ka luajtur nje rol konstruktiv ne promovimin e stabilitetit mes vendeve te Ballkanit, vecanerisht ne Kosove dhe Maqedoni. Nje nga arritjet me kuptimplote ne sferen internacionale, eshte edhe pranimi me te drejta te plota i Shqiperise ne NATO. Shqiperia ka permiresuar gjithashtu efektivitetin e forcave te policise dhe efektivitetin e tyre ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Per me teper, ne keto kohe sfidash, Shqiperia vazhdon te rris investimet e huaja dhe ekonomine e brendshme. Shqiptaret dhe liderat e tyre kane shume gjera, per te cilat mund te ndihen krenare. I uroj pergezimet me te mira teksa ju shkoni ne zgjedhje, ne kete menyre ju thelloni perkushtimin tuaj per demokraci, liri dhe prosperitet", eshte deklarata e plote e senatorit amerikan, Bob Doll, vetem tre dite perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Deklarate mbeshtetese qe vjen, vetem pak kohe nga ajo e kongresmenit amerikan, Eliot Engel i cili jo vetem qe vizitoi dhe pa nga afer kete progres, por kontribuoi dhe ne rezoluten pozitive te Senatit Amerikan.