E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fushata zgjedhore/ Bejko takon banorët e Kinostudios dhe premton: S’do lejoj prishjen e pallateve

Fushatës elektorale po i vjen fundi. Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, u ndal në një takim me qytetarët në zonën e Kinostudios, Tiranë, për të prezantuar programin elektoral me të cilën u kërkon votën të dielën e 14 majit.

Në nga këto takimet ishte dhe me një qytetar që banonte në një pallat të parashikuar për tu shembur pasi janë përfshirë në godinat e dëmtuara nga tërmeti.

Bejko i premtoi se nëse do të zgjidhet kryetar i Bashkisë një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij.

“Nëse s’ka çarje, bëhet enkas. Si duket i kanë vënë syrin të ndërtojnë ndonjë gjë të veten. Ne nëse do të fitojmë s’do të lejojmë të bëhen gjëra të tilla. Këto janë në shërbim të klientëve të qeverisë, Ramës dhe Erion Velisë. Prandaj i bëjnë këto prishjet’ u tha ai banorëve.

Më 14 maj Bejko kandidon përballë kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Erion Velisë dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›