E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë- PDS, Milo: Të ndryshojmë qeverisjen

Partia Demokracia Sociale, ka vijuar turin e saj elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 28 qershorit në Devoll. Në takimin me banorët e zonës kreu i kësaj force Paskal Milo e vuri theksin tek ndryshimi i qeverisë ku sipas tij duhet të ndryshojë mendësia qeverisëse. 

KORCE- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij në Devoll. Milo tha se nëse marrim përsipër të bëjmë një ndryshim cilësorë të mënyrës së qeverisjes, duhet të bëjmë një ndryshim cilësorë të mendësisë sonë për qeverisjen dhe nuk duhet të përsërisim- tha ai- gabimet e të kaluarës. “Në radhë të parë duhet të bëjmë një ndryshim cilësorë të mëndësisë tonë dhe duhet që të mos përsërisim gabimet e të kaluarës ashtu sikurse nuk duhet të përsërisim edhe recetën e qeverisjes së të kaluarës. Duhet një koncept tjetër qeverisjeje”- theksoi Milo. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›