Fushata, Rama: Arsimi, PS politikë të re
Kreu i PS Rama premton nga Burreli se do ti japë fund analfabetizmit që ka përfshirë veriun. Kreu socialist vizitoi një familje e cila për shkak të varfërise kishte lënë fëmijët pa shkollë. Rama premtoi se vetëm PS afron politika për arsimin.
BURREL- Burreli ka qenë qyteti i radhës ku është ndalur kreu i Partisë Socialiste Edi Rama. Rama vizitoi familjen Gjoka ku mjerimi është ulur këmbëkryq dhe ky sipas Ramës është dëshmia më therëse e varfërisë, papunësisë dhe analfabetizmit që ka prekur veriun e vendit. Përpos ngjyrave rozë që afron maxhoranca në këtë pjesë të vendit Rama ndesh një tjetër realitet një familje të zhytur në mjerim, ku fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë pasi prindërit nuk kanë para për të blerë libra.
“4 fëmijë të kësaj familjej janë analfabet, pasi nuk është mundësia për të blerë librat për ti dërguar në shkollë”- u shprehen familjarët e familjes Gjoka.
Por analfabetizmi nuk është vetëm plagë e kësaj familjeje, por një problem therës i mijëra e mijëra të tjera.
Para qytetarëve të Burrelit të mbledhur në shesh Rama garantoi se vetëm Partia Socialiste do ti japë përgjigjen e duhur kësaj plage.
“Ndërkohë që ne flasim për papunësinë e skajshme të Veriut të vendit, ndërkohë që ne flasim për mungesën e librave dhe të shkollave, për fëmijët e Veriut të Shqipërisë, ku analfabetizmi po bën kërdinë çdo vit, ai zotëri bashkë me të zotin e tij, me Sali Berishën, e morën vesh vetëm dy javë më parë, se librat e shkollës shiteshin dhe nuk faleshin për fëmijët e varfër. Dhe pse e morën vesh? E morën vesh sepse erdhi fushata elektorale! Ndërkohë që një vit rresht u kemi kërkuar që t’ia u japin falas librat fëmijëve dhe një vit rresht thoshin se gënjen opozita. Këta do votoni ju?!” “- u shpreh Rama.
Vetëm Partia Socialiste garantoi lideri i saj ka një politikë të re dhe të qartë për arsimin. “Për një politikë të re që do të rimëkëmbë arsimin, ku librat e shkollës do t’i japim falas për çdo fëmijë të varfër”- u shpreh kryesocialisti.
Takimi i Ramës në Burrel u mbyll me apelin për të votuar socialistët pasi në këtë mënyrë votohet e ardhmja e fëmijëve të tyre.
“Duke iu thënë të gjithëve që mes së shkuarës dhe të ardhmes, të zgjedhim të ardhmen, se ndryshimi që na duhet, është një ndryshim i madh, se transformimi që duam t’i japim Shqipërisë, është një transformim kolosal. Dhe për të gjitha këto, vota më 28 qershor ka një vlerë të jashtëzakonshme për të realizuar programin që shkruam së bashku në dialogun me Shqipërinë dhe për të ndërtuar së bashku me punë, punë, punë, Shqipërinë si gjithë Europa.”- theksoi Rama. (a.r/news24/balkanweb)