E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, dhunohet kreu socialist i komunës Gjocaj

Kreu socialist i komunës Gjocaj në Peqin është dhunuar pasditen e sotme nga militantë të Partisë Demokratike në këtë zonë. Sipas kandidatit të PS në Elbasan ngjarja është presion politik ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste. 

PEQIN- Fushata zgjedhore vazhdon të shënojë incidente të rënda. Kreu socialist i komunës Gjocaj në Peqin është dhunuar pasditen e sotme nga militantë të Partisë Demokratike në këtë zonë.

Lajmi konfirmohet nga kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan, Agim Leka ,sipas të cilit kreu i Komunës Gjocaj, Nazmi Gjyra është rrahur nga militantë demokratë.
I kontaktuar në telefon nga televizioni “News24”, Leka deklaron se në lidhje me këtë cështje është njoftuar policia, ndërkohë që ka ninvizuar se dhuna është presion politik ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›