E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, gjendet një predhë kundra tank 1.5 metra e gjatë

Fëmijët e lagjes Margega në rrethin e Lezhës kanë gjetur një predhë kundra tank, teksa luanin në në argjinaturën e një kanali buzë rrugës nacionale Milot-Rrëshen. Ende nuk dihet nëse predha është në gjendje aktive apo jo. 

LEZHE- Një predhë kundra tank është gjetur në fshatin Pllan të rrethit të Lezhës në lagjen Margega. Predha 1.5 metra e gjatë është gjetur mesditen e sotme nga disa fëmijë të cilët po luanin në argjinaturën e një kanali buzë rrugës nacionale Milot-Rrëshen.
Ata u kanë thënë familjarëve të tyre dhe këta të fundit kanë njoftuar më pas policinë. Pas mbërritjes në vengjarje, policia ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Bredshme për ardhjen organeve të specializuara nga Tirana.
Ende nuk dihet nëse predha është në gjendje aktive apo jo.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›