Matura Shtetërore, dalin vlerësimet e provimit të letërsisë
Ministria e Arsimit bën të ditur se prej ditës së sotme maturantët e të gjithë Shqipërisë do të mund të informohen për rezultatin e arritur në provimin e letërsisë të dhënë dy javë më parë. Notat do të afishohen në ambientet e cdo gjimnazi.
TIRANË- 38 499 maturantët e të gjithë Shqipërisë kanë mundur të mësojnë sot rezultatet e provimit të letërsisë, të kryer 2 javë më parë.
Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Arsimit bëri të ditur se të gjitha Drejtoritë Arsimore po tërheqin pranë AVA-s notat e nxënësve të tyre, ndërkohë që pritet të afishohen në ambientet e cdo shkolle, pikët dhe notat përkatëse të maturantëve.
Fletët e provimit u korrigjuan në katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier ndërsa ka filluar dje pasdite printimi i rezultateve në nota të nxënësve. Shpërndarja e rezultateve filloi sot pasdite. Rezultatet e provimit të matematikës pritet të dalin javën e ardhshme.
Me Letërsinë dhe Matematikën nxënësit e viteve të katërta të gjitha shkollave, të përgjithshme apo profesionale përfundojnë shkollën e mesme. Ndërsa ata që do të ndjekin studimet e larta do të testohen në provimin e lëndëve me zgjedhje me datë 10 korrik. Notat e matematikës dhe letërsisë bashkë me dy notat e lëndëve me zgjedhjeve shumëzohen me koeficientët preferencial të fakultete nga ku dalin edhe pikët përfundmitare. (e.n/BalkanWeb)