E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me shume gra lidere ne Parlamentin e 2009"

Turi i ndermarre nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli "Me grate, per grate" mberriti dje ne qytetin e Gjirokastres. Ne kete takimin tek mjediset e odeonit te gurte, ne pjesen historike te qytetit ka zhvilluar nje takim me grate gjirokastrite, ajo shoqerohej nga aktorja Rajmonda Bulku dhe gazetarja Aida Shtino. "Duhet te jeni krenare per nje qytet te jashtezakonshem si Gjirokastra, per kete trashegimi kulturore ndoshta unike ne te gjithe vendin tone", iu drejtua Topalli grave te pranishme ne takim. Ajo i eshte drejtuar grave gjirokastrite, ne kete takim duke lene nje mesazh shume te vecante, muaji tetor quhet muaji i luftes kunder kancerit, por ne te njejten kohe edhe muaji i luftes kunder dhunes ne familje. "Jobarazia gjinore eshte e padrejte, jodemokratike, e papranueshme", theksoi kryetarja e Kuvendit. Sipas saj, ligji qe po kalon eshte nje shans me shume. "Une ju bej nje ftese te madhe grave qe te hyjne ne gare, qe te konkurrojne. Natyrisht secila prej jush eshte lider ne fushen e saj, une deshiroj qe me shume gra te jene lidere ne Parlamentin e ardhshem", deklaroi kryetarja Topalli. B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›