E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushatë me akuza në SHBA, Romny vë në shënjestër Kinën

Megjithëse veshjet e ekipit olimipik të SHBA-ve ishin “Made in China”, republikani Mitt Romney ka shënjestruar Kinën në kuadër të turit të tij të fushatës presidenciale. Nga Florida, kandidati republikan vuri në lojë kreditorin më të madh të Amerikës në lidhje me suksesin e ekipit të SHBA-ve në Olimpiadën e fundit në Londër si dhe për programin e Kinës në hapësirë.

"Ne sapo fituam më shumë medalje olimpike se çdo komb tjetër në tokë. Ne u ulëm në mars dhe pamë se cfarë ndodh aty. Unë e di që kinezet janë duke planifikuar të shkojnë në hënë por kur të shkojnë do të shofin flamurin tonë që u vendos aty 43 vjet më parë",-tha Romney para mbështetësve.
 

Ndërkohë presidenti Barack Obama ka hedhur kritika për zv president. Paul Ryan në Lowa, duke e akuzuar atë se ka kundërshtuar ligjin që mund të ndihmojë fermerët që po përballen me thatësirën në pjesën qëndrore të vendit.
 

“Për fat të keq, aktualisht shumë anëtarë të Kongresit po e bllokojnë legjislacionin për ferma dhe shndërrimin e tij në ligj. Pol Rajan, është njëri nga liderët në Kongres, që po qëndron në rrugë" tha presidenti amerkian Barak Obama.
 

Ndërsa kanë mbetur më pak se 80 ditë deri në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara fushata është dominuar nga ripërtritja e dobët ekonomike dhe papunësia në shkallë kombëtare 8.3%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›