The last supper në koncert
Grupi kanadez The last supper vjen për koncert në Tiranë. Grupi i muzikës rrok është duke realizuar ëndrrën e një turi koncertesh në rreth 100 vende të botës, nga njëri kontinent në tjetrin. Pas koncerteve në Evropën Lindore, erdhi stacioni i tyre në Shqipëri, nesër, më 1 prill, ora 13:00, në Rrugën Murat Toptani përbri bulevardit kryesor të Tiranës.
Të ftuar në koncert janë edhe grupet vendase Syrgjyn, Silent Scream, Djs. Enoprod, Vlory White Amethyst dhe Ani. Ngaqë është tur kaq madhështor koncertesh, ka hyrë dhe në Rekordet Gines. The Last Supper kanë interpretuar me me artistë si Iron Maiden, Joe Cocker, Peter Frampton, Thin Lizzy etj.. Kanë bashkëpunuar me të famshmit dhe grupe prestigjioze si Led Zeppelin, The Rolling Stones, U2.