Shkëmbim zjarrinë Lezhë, një i vdekur
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Balldre në Lezhë.
Të shtëna të shumta armësh kanë terrorizuar banorët e zonës të cilët kanë qenë dëshmitarë të një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe disa personave.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, ndërsa të dhënat paraprake nga vendngjarja flasin për një person të vdekur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ndodhej brenda një mjeti tip Benz me targa të Tiranës, 7870 R.
Korrespondenti i News24 bën të ditur se makina më targa të Tiranës në të cilën udhëtonin disa të rinj është vënë në ndjekje nga policia për arsye ende të paqarta, dhe gjatë kohës që mjeti ka hyrë në territorin e fshatit Balldre është parë një shkëmbim zjarri mes policisë dhe të rinjve.
Forca të shumta policie janë mbedhur menjëherë në fshatin Balldre, ndërsa pritet zbardhja e motiveve të kësaj ngjarje. (foto ilustruese)
(vazhdon)
(e.n/BalkanWeb)