E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, sekuestrohen 2600 kg kafe kontrabandë

Policia kufitare e Kapshticës ka bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e 2600 kg kafe kontrabandë. Burime nga dogana e Kapshticës bëjnë me dije se kafja është kapur gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet të tipit "furgon" me targa KO 7657 B në pronësi të shtetasit Thanas Sulo por që drejtohej nga shtetasi Dhimitraq Jano. Kafja e cila ishte fshehur në dyshemenë e furgonit dhe në një ndarje të fshehtë midis kabinës dhe karrocerisë së makinës.
Malli kontrabandë dhe shkelja doganore janë kryer dhe pranuar nga shtetasi Thanas Sulo i cili në zbatim me legjislacionin doganor u penalizua plus detyrimit doganor me pesëfishin e këtij detyrimi, me shumën prej 2 094 090 lekë.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur sekuestrimin e mallit kontrabandë dhe mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›