E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Bleonës, ekspertët hetime të tjera në Zapot

Gjatë hetimeve atje, prokurorët kanë marrë në pyetje pesë vajzat që ishin me vogëlushen ditën që ajo iu zhduk. Detajet e hetimit janë mbajtur të fshehta.

Ata kanë pyetur edhe dy prindërit e vajzës, të cilët shprehin dyshim tek vajzat e tjera. Bleona Mata u zhduk më 22 Maj dhe që prej asaj kohe s’dihet asgjë për të.

Prej më shumë se një muaj asgjë nuk dihet për vogëlushen, përveç shpresës për gjetjen e saj. Kërkimet nuk kanë munguar nga ana e forcave të rendit, ndërkohë që ato janë shtrirë edhe në Interpol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›