E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë- aksident, një i plagosur rëndë

Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të Fushë Krujës ka bërë që të plagoset rëndë Dritan Xhaferri, i cili ishte njëri prej drejtuesve të dy mjeteve të përplasura. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara,. 

FUSHE KRUJE- Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të Fushë Krujës. Një automjet tip Audi me targa KR 7107 A, me drejtues Dritan Xhaferri ka goditur një tjetër automjet tip Wolsvagen me targa TR 4336 M e cila ishte ndalur pranë një lokali. Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Audi Dritan Xhaferri, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Në të njëjtën makinë me Xhaferrin kanë qenë dhe dy personat të tjerë të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta. Sipas burimeve policore nga vendi i ngjarjes, mësohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara më të cilin ngiste mjetin Xhaferri ajo që ka shkaktuar këtë aksident. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›