Krujë, nën flakë 2 banesa, vetëm dëme materiale
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme dy banesa në fshatin Borizan të rrethit të Krujës, duke i djegur plotësisht ato. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pas dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
KRUJE- Si pasojë e një zjarri të rënë në dy banesa në fshatin Borizanë të rrethit të Krujës, ka bërë që ato të digjen plotësisht. Nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të mesditës së sotme. Në vendngjarje për të shuar flaket e zjarrit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse nga Kruja, Laçi e Lezha duke shmangur kështu përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Bëhet e ditur se dy banesat kanë qenë në pronësi të dy vëllezërve Muharrem e Blerim Leka. Ende nuk behet i ditur shkaku i flakëve, por mësohet se po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. (a.r/balkanweb)