E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi kundër Ponit: Plani rregullues, u miratua nga KRRT

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar pas akuzave të kryetarit të grupit të këshilltarëve të PD në bashki, Poni, për planin rregullues. Shalsi është shprehur se plani rregullues është diskutuar me publikun dhe se është miratuar nga KRRT. 

TIRANE- Ka reaguar Bashkia e Tiranës në lidhje me akuzat e kryetarit të grupit të këshilltarëve të PD-së, Ferdinand Poni, se Rama po mban peng zhvillimin e Tiranes me mos mbledhjen e këshillit bashkiak për të miratuar Planin e Rregullues.
Në një deklaratë shpërndarë për mediat nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduart Shalsi shprehet se Plani rregullues i Tiranës ka përfunduar, si dhe është diskutuar masivisht me publikun, më pas është miratuar nga KRRT.

“Sulmet e koordinuara të Berishës dhe Metës, në adresë të urbanistikës së Bashkisë së Tiranës nuk na shqetësojnë, sepse jemi mësuar me trysninë e baltës dhe mllefit të politikës së vjetër, por na shqetësojnë si sulme talebane ndaj sipërmarrjes së lirë, ndaj njerëzve që duan të projektojnë, të investojnë dhe të ndërtojnë në atdheun e tyre” shprehet nënkryetari Shalsi.

Më tej Shalsi ka theksuar se Berisha dhe Meta duhet të kuptojnë se Shqipëria nuk është çiflig i tyre, “nuk mund të jetë çiflig i tyre dhe balta e tyre nuk mund të pengojë rrugën tonë të ndryshimit”- tha Shalsi. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›