E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Turqi, me shume bashkepunim ne shendetesi

Shqiperia do te zgjeroje me tej bashkepunimin me Turqine ne fushen e shendetesise.

Kjo u konfirmua gjate nje takimi te ministres se Shendetsise Anila Godo dhe homologut turk gjate nje vizite ne Turqi.Nje pike e rendesishme gjate ketij takimi ishte zgjerimi i marreveshjes per rritjen e numrit te pacienteve shqiptare qe kurohen ne Shqiperi.

I rendesishem ishte takimi i ministres Godo me presidentin e Agjensise per Zhvillim dhe Koordinim ne Turqi, i cili tha se eshte miratuar projekti per hapjen e qendres se hemodializes ne pavionin e pediatrise ne QSUT.

Ky projekt perfshin 8 shtreter aktive dhe 2 rezerve, kryerjen e dializes, rikonstruksionin e ambienteve dhe pajisjen e kesaj qendre.Ministrja Godo zhvilloi takime edhe ne Qendren Spitalore ne Ankara, ku u ra dakort per bashkepunim ne fushen e hematologjise dhe kardio-kirurgjise.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›