Itali,aksident rrugor,humb jetën shqiptari

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, për shkak të një aksidenti rrugor ne Forvileze. Në momentin e akisidentit, Alban Çulaj po shkonte për në punë. Makina e tij, e tipit Bmw 320 është përplasur me murin rrethues të një banese, duke i shkaktuar atij goditje të rëndë. Shqiptari nuk ka mundur dot të mbijetojë edhe pas tentativave të mjekeve për ta shpëtuar.Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit. Sipas policisë, 29-vjeçari nuk kishe vendosur rrip sigurie, dhe kjo ka ndikuar edhe në goditjet që ai ka marrë. Aksidenti ndodhi në rrugën,Forvileze, në provincën "Bidentina' a Nespoli".