E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, aksidenti plagosen 6 persona nga Maqedonia

FUSHë KRUJë- 6 persona nga Maqedonia kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostardën Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00, në vendin e quajtur Gjeç Kodër kur dy autobusë me studentë maqedonas të cilët udhëtonin në drejtim të veriut janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dhe lëndimin e 6 personave, mes tyre studentë dhe një pedagog.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital. Në bazë të hetimeve paraprake mendohet se njëri prej autobusëve me targa Ohri ka goditur autobusin tjetër po me targa Ohri që udhëtonte para tij. Sipas policisë shkak ka qënë tentativa e njërit prej autobusëve për të parakaluar si dhe tejkalimi i normave të shpejtësisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›