E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamil, prishja e ndërtimeve, banorët në protestë

SARANDë- Mesditën e sotme banorët e Ksamilit kanë bllokuar rrugën Ksamil-Butrint në shenjë proteste ndaj aksionit për prishjen e ndërtimeve në këtë zonë.

Për rreth një orë banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks, duke shprehur kështu kundërshtimin ndaj prishjes së ndërtimeve, aksion i nisur nga policia ditën e hënë.

Mësohet se në 4 ditë janë prishur rreth 80 ndërtesa pa leje dhe dokumentacion përkatës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›