E Diel, 1 Nëntor 2026

KE:Të hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjën e plotësoni 3 kushte

BRUKSEL-Nga kryeqyteti i Europes dhe kryeqyteti shqiptar Komisioni Europian përcjell lajmin e mirë se miratoi sot një propozim për të lejuar qytetarët nga Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina të udhëtojnë me pasaportë biometrike në vendet e zonës Shengen pa pasur nevojën e një vize, por  propozimi për të dy vendet është i kushtëzuar në plotësimin e tre kushtete. Eurokomisioneria Malstrom: Në verë një grup monitoruesish vijnë në Shqipëri. Lohan nga Tirana: Liberalizimi në dorën tuaj.

ORA: 11:21- KE REKOMANDON: TI HIQEN VIZAT SHQIPTAREVE DHE BOSHNJAKEVE
Komisioni Europian rekomandoi sot liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Lajmi është dhënë nga Komisionerja europian Cecilia Malmstrom, në një konferencë për shtyp sot në mesditë në Bruksel.
“Jam e lumtur t ju informoj se KE miratoi rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë” tha Malmstrom.
"Propozimi i sotëm është rezultat i një pune të vështirë dhe intensive për autoritete dhe popujt e këtyre vendeve në arritjen e kritereve. Jam e sigurtë se të dy vendet, duke u bazuar në rezultatet e mira që tashmë kanë paraqitur, do të jenë në gjendje të ploëtsojnë dhe kriteret e mbetura në kohën e duhur që të lejojnë më pas Parlamentin Europian dhe Këshillimin e Ministrave të BE.së të japin dritën jeshile për këtë propozim, sa më shpejt të jetë e mundur.

“KE ka monitoruar me kujdes. Është bërë shumë, megjithatë ka ende disa kritere për tu plotësuar“- shtoi ajo duke iu referuar tre kushteve që kanë të bëjnë me strategjine e riintegrimit te të riatdhesuarve, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zbatimit me efikasitet i ligjit të ri antimafia për konfiskimin e aseteve kriminale.

Komisionerja nenvizoi se KE do të vazhdojë të monitorojë si dhe të raportojë më pas në PE dhe në Këshillin Europian mbi punën e bërë.

"Pavarësisht rezultateve të mira, të dy vendet kanë ende për të bërë progres në disa fusha, ku janë identifikuar mangësitë. Komisioni Europian do vazhdojë të monitorojë përpjekjet për të cështjet e përcaktuara dhe do të raportojë në Parlamentin Europian dhe në Këshill. Monitorimi do të zhvillohet në verë me qëllim që të lejojë Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian të marrë një vendim përfundimtar në vjeshtë."- 

Malmstrom nuk ka pranuar të japë një datë përfundimtare se kur shqitparët dhe boshnjakët do të udhëtojnë përfundimisht pa viza, por nënvizoi se kjo datë varet nga qeveritë se kur do të plotësojnë kriteret.
“Shumë është bërë, ka shumë pak për të bërë dhe besoj se autoritetet do të punojnë brenda verës. “I takon Parlamentit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian për të marrë një vendim mbi propozimin e KE- së ... Nuk është në dorën time të jap një datë përfundimtare, KE dhe BE po i ofron një mundësi.. nëse kriteret do të plotësohen në verë, menjëherë pas kësaj ndodh dhe liberalizimi. Nëse kushtet plotësohen më vonë do të thotë që liberalizimi do të jetë më vonë.”- tha komisionerja europiane.
Në konferencë për shtyp u prek dhe frika e shtimit të një fluksi qytetarësh nga këto dy vende drejt Europës perëndimore për të kërkuar azil.
Malmstrom tha se një grup nga Stokholmi kanë shkuar në Tiranë dhe në Sarajevë për të shpeguar se cfarë do të thotë liberalizimi i vizave dhe se “me shqiptarët kemi shumë për të diskutuar”. Komisionerja europiane ishte në dijeni të reklamës sensibilizuese që qeveria shqiptare ka nxjerrë për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi të drejtat dhe kushtet që përfitojnë pas heqjes së vizave.
“Këto dy vende duhet të informojnë qytetarët e tyre për mundësitë e lirisë dhe të limiteve pas këtyre vendimeve”- nënvizoi Malmstrom.
FULE: LIBERALIZIMI I VIZAVE ME RENDESI PER QYTETARET
Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule theksoi: Propozimi për liberalizimin e vizave është i një rëndësie të madhe për qytetarët e këtyre vendeve, meqë do i afrojë ato më pranë BE. Liberalizimi i vizave do të kontribuojë për të bërë më të prekshme perspektivën europiane. Kam shumë besim, sa dhe komisionerja Malmström, se autoritetet e Shqipërisë dhe të Bosnjes shpejt do të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha kriteret dhe të vazhdojnë të garantojnë rezultate konsistente në implementimin e kritereve .
ORA: 12.50- LOHAN: LIBERALIZIMI NË DORË TË SHQIPËRISË
Pas vendimit të Komisionerëve të BE-së për miratimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave, ambasadori i KE në Tiranë theksoi se liberalizimi i vizave tashmë është në duart e Shqipërisë, e cila duhet të impenjohet për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u përmbushur. Duke pershendetur propozimin e Komisionit, Ambasadori Lohan tha se kushtet e vendosura nuk janë kushte të reja por rekomandime që janë kërkuar prej kohësh të plotësohen.
“KE sot ka lëshuar propozimin e vet për udhëtimin pa viza dhe këtë e ka bërë në bazë të standardeve të qarta. I është mbajtur fjalëve të veta dhe e ka bërë brenda kohës së thënë. Tashmë cdo gjë është në dorën e Shqipërisë për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u plotesuar” u shpreh ambasadori Lohan gjatë një konference për shtyp.
Ndërkaq Lohan shtoi se tashmë rekomandimi i ka kaluar Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. “Vendim do të merret në atë lloj forme që ne e quajmë bashkëvendim të Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit nga ana tjetër” vazhdoi më tej ambasadori i KE.

I pyetur disa herë në lidhje situatën politike në vend dhe negociatat e delegacionit të BE të mbërritur ditën e djeshme në Tiranë, Lohan nuk pranoi të jepte asnjë koment.

“Nuk kam kurrfarë komenti për të bërë për krizën. Liberalizimi i vizave është një moment tepër i rëndësishëm për shtetin shqiptar dhe nuk kam asnjë koment tejetër për të bërë” u shpreh Lohan.

Lëvizja e komisionit vjen pak ditë para samitit të Sarajevës, të organizuar nga Bashkimi Europian për Ballkanin Perëndimor. Samiti i Sarajevës pritet të mirëpresë rekomandimin si një hap i rëndësishëm në lidhje me afrimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor afër BE-së.
Serbia, Maqedonia, Mali i Zi përfituan dhjetorin e kaluar liberalizimin e vizave, ndërsa për Kosovës pritet që një proces i dialogut “i ngjashëm” por jo i njëjtë të nisë së shpejti.
(s.g/e.nBalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›