F1, dominon Ferrari në provat e para në Bahrein, mbetet pas Raikkonen
Ferrari ka dalë përpara të gjithëve në seancën e parë të provave së lira të vlefshme për GP e Bahreinit, në raundin e katërt të Kupës së Botës 2013 që do të mbahet të dielën në Manama.
Felipe Massa ishte i shpejtë në sesionin e mëngjesit, me një kohë prej 1’34”487 vetëm 0”077 përpara shokut të ekipit Fernando Alonso.
Në vendin e e tretë u rëndit Mercedes me Nico Rosberg 0”134 nga Massa për t’u ndjekur nga Sebastian Vettel, Jenson Button dhe Paul Di Resta.
Raikkonen mbeti pas. Në vendin e shtatë Mark Webber i Red Bull-it, i cili i paraprin Adrian Sutil dhe Kimi Raikkonen. Sesioni i dytë i provave është planifikuar në 13.00.