Të burgosurit në Greqi, pakti: 500 të dënuar riatdhesohen në Shqipëri
Greqi- Në Konferencën Rajonale të Drejtësisë, të mbajtur në Beograd është vendosur që të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke të transferohen në Shqipëri.
Pala greke dhe shqiptare kanë negociuar për të përcaktuar kuadrin dhe kushtet, me të cilat të burgosurit shqiptarë në burgjet greke do të mund të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet e vendit të tyre.
Transferimi i të burgorsurve bëhet me qëllim për të lehtësuar situatën e mbipopullimit të burgjeve greke. Fillimisht është vendosur që 500 të dënuar shqiptarë për krime të rënda, të transferohen në Shqipëri.
Ministria greke e Drjetësisë synon që të zhvillojë bisedime me Bullgarinë dhe Rumaninë për shtetasit e tyre që ndodhen në burgjet greke.