Raporti i DASH, PS: Berisha, shkaktar i korrupsionit
Partia Socialiste duke iu referuar raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, akuzoi qeverine dhe kryeministrin Berisha si shkaktaret kryesore te korrupsionit ne vend.
"Raporti nuk lë pa përmendur me emra të përveçëm as ministrat e kabinetit qeveritar, që pikërisht pse kanë imunitet, nuk dalin para drejtësisë për veprat që kanë konsumuar. Opozita, por dhe të gjithë parnterët ndërkombëtarë vlerësojnë se Shqipëria është zhytur e po zhytet gjithmonë e më shumë në korrupsion, qeveritar dhe kapilar. Këtë fakt e mohon vetëm Kryeministri Berisha dhe maxhoranca e tij. Kjo maxhorancë është përgjegjëse jo vetëm pse nuk e ka luftuar përhapjen masive të korrupsionit, por mbi të gjitha është përgjegjëse pse ka kontribuar aktivisht që metastazat e korrupsionit të përhapen edhe në shtresat më të larta të pushtetit, mu aty afër kryeministrit dhe maxhorancës. Kryeministri është përgjegjës jo vetëm pse gënjen shqiptarët dhe ndërkombëtarët me gjoja luftën e pa kompromis kundër korrupsionit, por pikërisht pse ka bërë kompromis me interesa korruptive për pushtetin e tij familjar dhe politik, duke marrë në mbrojtje ata që jo vetëm ne, por e gjithë bota anembanë, i njeh si ministra të akuzuar për korrupsion, por të shpëtuar nga kryeministri me komardaren e imunitetit", deklaroi Saimir Tahiri, deputet i PS-së.
Dorian Kodra < I mëparshmi