Meta në Preshevë: Kjo është vetëm vizita e parë në Serbi
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta e përfundoi vizitën e tij zyrtare në Serbi me një pritje që iu bë nga qytetarë të Luginës së Preshevës. Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, z. Meta, i shoqëruar nga Ministri serb për Administratën Publike dhe Vetë-Qeverisjen Vendore, z. Milan Markoviç, u takua me përfaqësues të autoriteteve vendore të dy kommunave të Preshevës dhe Bujanovcit, z. Ragmi Mustafa dhe z. Jonuz Musliu. Meta tha se kjo eshte vetem vizita e tij e pare ne Serbi.
“është vetëm hera e parë dhe kjo është një rrugë tashmë e hapur falë bashkëpunimit gjithnjë më të mirë që ka qeveria e Shqipërisë me qeverinë e Serbisë”, shprehet Meta. Duke shprehur kënaqësinë për vizitën e z. Meta, Kryetari i Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa tha se “kemi 97 vjet që e presim një vizitë të tillë”.
“Kanë kaluar mëse 97 vite që nuk ka shkelur asnjë zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare këtu. Data 12 mars do të shënohet si datë historike”, tha Kryetari i Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa. Në fund, z. Meta u shpreh: “Kohët në Ballkan kanë ndryshuar dhe një erë e re ka filluar. “Vizioni dhe kurajo që tregoi Zoran Xhinxhic i cili e futi këtë vend në një rrugë demokratike dhe evropiane, një rrugë e cila vazhdon pavarësisht nga vështirësitë dhe që do të përparojë dhe unë që jam këtu jam si rezultat pikërisht i këtij stadi të ri që ka hyrë Serbia”, vijoi Meta.
Dorian Kodra < I mëparshmi