Rama në Korçë: Protesta, nëse nuk pranohen propozimet
Nese propozimet e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve dhe komisionin hetimor nuk miratohen ne Kuvend atehere socialistet do te nisin protestat. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me gazetarët në qytetin e Korçës, Kryetari i opozitës, Edi Rama deklaroi se opozita eshte gati per t’u ngritur ne një valë protestash.
"Ne nuk do të lejojmë që kutitë e votimit të trajtohen si sende, pasi ne nuk i kemi trajtuar si të tilla. Kjo nuk është betejë palësh për një pronë, por është beteja për të fituar në vend demokracia. Qeveria është duke i trajtuar qytetarët si robër të saj. Ne nuk do të lejojmë këtë. Kjo është një betejë për një program qeverisës. Berisha duhet ta theksojë se është një kryeministër me vendim gjykate dhe jo kryeministër i zgjedhur nga shumica e votës popullore për partinë e tij. PS-ja nuk do të zmbrapset nga beteja e hapjes së kutive të votimit. çështja e kutive është frika që ka pushtuar ata që na qeverisin për atë që do dalë nga kutitë", deklaroi Rama.
Nderkohe nje dite me pare deputetet e mazhornaces kane depozituar ne kryesine e kuvendit ndryshime te propozimeve socialiste. Ata thone se synojne t’i pershtasin propozimet e socialisteve me kushtetuten duke mohuar ne kete menyre hapjen e kutive te votimit dhe rinumërimin e votave, nje pike qe per opoziten eshte e panegociueshme.
Dorian Kodra