Fushë Krujë, banorët prej mëse 48 orësh pa energji
FUSHE KRUJë- Kufizimet e energjisë elektrike janë rikthyer në qytetin e Fushë Krujës. Zonat më problematike janë lagjet perfirike, të cilat vuajnë më së shumti ndërprerjen e energjisë. Sipas banorëve në këto zona aktualisht kufizimet vazhdojnë prej mëse 48 orësh, ndërsa nuk kanë marrë asnjë pergjigje se kur do t’u rikthehet energjia në këto ditë të ftohta shkurti.Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që ka kufizime të energjisë elektrike. Sipas tyre gjatë muajve të verës kufizimet shkojnë në disa orë, ndërsa këto ditë ndërprerjet janë më të shpeshta. Në kushtet e mungesës së energjisë elektrike, vetë banorët kanë zgjedhur gazin për ngrohje dhe gatim, ndërsa subjektet private dhe bizneset janë detyruar tu rikthehen gjeneratorëve të cilët për hir së vërtetës krijojnë mjaft zhurmë në qytet.(m.a/News24/BalkanWeb)