E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje bore, probleme edhe në Llogara

VLORë- Reshjet e borës kanë krijuar mjaft vështirësi qarkullimi dhe në aksin Vlorë-Himarë, vecanërisht në Qafën e Llogarasë. Përgjatë natës së kaluar dhe paradites së sotme qarkullimi në këtë aks ka qenë i pamundur, si pasojë e trashësisë së borës që arrinte në disa centimetra dhe pranisë së akullit. Pas orës 11 të paradites situata ka qënë disi më e lehtësuar. ndërhyrja e mjeteve për pastrimin e borës dhe hedhjen e skorjeve dhe akullit ka mundësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa shumë njerëz kanë shijuar pamjet që ofronte Qafa e Llogarasë e mbuluar tërësisht në borë.Aktualisht ky aks është i qarkullueshëm, ndërsa pritet që të ketë vështirësi lëvizjeje gjatë natës për shkak edhe të temperaturave të ulta dhe reshjeve të borës. Policia rrugore ka paraljmëruar automjetet që të qarkullojnë me zinxhirë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›